Afati i fundit për aplikim: 12.10.2026
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë të ftojë artistët e rinj të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të artit që të aplikojnë në thirrjen e pestë për mbështetje të veprave artistike.
Artistët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë vepra që përkujtojnë viktimat/ngjarjet e kohës së luftës dhe adresojnë një çështje të veçantë në drejtësinë tranzicionale, i inkurajojmë të aplikojnë në këtë thirrje me qëllim zhvillimin e formave të ndryshme dhe të reja artistike duke u fokusuar në ballafaqimin me të kaluarën.
Plotësojeni formularin për të aplikuar: https://forms.gle/rmNS5tCyrtExGFSq6
Për çfarëdo pyetje apo informacioni shtesë, ju lutem na kontaktoni në info.dckosovo@gmail.com.