Vesti

Ekspozita ‘Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’ tani edhe në 360°

26.10.2020, 01:30

Ekspozita e realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe e hapur për vizitorë që nga muaji maj i vitit 2019, është punuar edhe në verzionin virtual.

Kjo ekspozitë dedikuar 1133 fëmijëve të vrarë apo të zhdukur si rezultat i luftës në Kosovë* përmban rreth 40 gjësende që familjarët i ruajnë si kujtim për fëmijët e tyre.

Që nga viti 2019, familjarë të ndryshëm kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen ekspozitës kësisoji duke dhuruar gjësende të më të dashurve të tyre, dhe tani të gjithë të interesuarit mund t’i shohin ato në mënyrë virtuale.

Zgjerimi i ekspozitës është realizuar gjatë pandemisë Covid-19, për këtë arsye ftojmë të gjithë, edhe ata që e kanë parë ekspozitën, ta shikojnë edhe njëherë meqë ka elemente të reja të cilat janë shtuar.

Projekti mbështetet nga Regional Youth Cooperation Office - RYCO, si pjesë e Thirrjes së Dytë të Hapur për propozime të bashkëfinancuara nga UN Peacebuilding.


*Ky përcaktim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së, të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.