Vivamus felis nisi, volutpat quis tincidunt a, malesuada sit amet neque. Integer pulvinar augue non enim laoreet, eu tincidunt augue sagittis. Curabitur sed efficitur velit.

Storytelling events

MKSJ: SLUČAJ KOSOVO 1998-1999.

Politička kriza na Kosovu razvijala se od kraja 80-tih i tokom 90-tih godina, da bi od sredine 1998. godine kulminirala oružanim sukobom u kojem su učestvovale snage SRJ i Srbije, kao i snage Oslobodilačke vojske Kosova ili OVK. Tokom tog sukoba došlo je do incidenata u kojima su VJ i MUP koristili prekomernu i nasumičnu silu, što je za rezultat imalo oštećenja civilne imovine, raseljavanje stanovništva i smrt civila. Uprkos naporima da se kriza okonča, što je uključivalo dovođenje međunarodne verifikacione misije na Kosovo, sukob se nastavio do 24. marta 1999. godine pa i nakon toga, kada su snage NATO-a započele vazdušnu kampanju bombardovanja ciljeva u SRJ. Ta kampanja završila se 10. juna 1999. godine, a snage SRJ i Srbije tada su povučene s Kosova.

Zločin koji je čekao da se dogodi

Odložen uviđaj na mestu zločina

Poslednji egzodus XX veka

Preživeli sa kosovskih polja smrti

Nema leša – nema zločina

Van razumnje sumnje

Višak prepreka, manjak dokaza

Komandni lanac bez komandanata

Razumna sumnja

Ballafaqimi me të kaluarën - Historitë

Iniciativa për seritë e diskutimeve të hapura të ‘Ballafaqimi me të kaluarën - Historitë’ ka për qëllim tregimin e historive të njerëzve të ndryshëm, si kanë jetuar para luftës, si kanë jetuar gjatë luftës dhe si jetojnë sot. Këto diskutime mbahen në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, hapësira publike e FDHK-së, e cila është krijuar për të informuar dhe dokumentuar luftën e Kosovës përmes ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale.

Arsyeja e këtyre diskutimeve është të krijojë një platformë që të ndahen përvojat e njerëzve në mënyrë që të ofrohet një kuptim më i plotë i ndikimit të luftës tek individët dhe komunitetet.

Për më tepër, diskutimet synojnë të krijojnë një mundësi që publiku të mësojë më shumë për përvojat e atyre që janë ndikuar drejtpërdrejt nga lufta. Kjo kontribuon në një kuptim më të mirë edhe të ndikimeve shoqërore, kulturore dhe ekonomike të konfliktit.

Luigj Ndou rrëfen tregimin e tij personal për ‘Ballafaqimi me të kaluarën - Historitë’ duke përshkruar vitet e '90 dhe ngjarjet që çuan në luftë. Si psikoterapeut profesionist, ai na ofron perspektivën e tij mbi luftën dhe një analizë të detajuar mbi dhunën, dhunuesit dhe torturën si mjete kryesore të regjimeve totalitare. Gjatë bombardimeve të NATO-s, ai ishte në Beograd duke përgatitur doktoraturën. Z. Ndou tregon për sfidat e jetës atje, ai na rrëfen për kapjen e tij dhe të disa shokëve nga policia serbe dhe vuajtjet si të burgosur në Beograd, ku qëndruan të mbyllur për 27 ditë në një stacion policie para se të dërgoheshin në burg.

Ramë Manaj rrëfen tregimin e tij personal për “Ballafaqimi me të Kaluarën – Historitë”. Ai e nis historinë e tij me kujtime nga fëmijëria, vështirësitë dhe distanca prej disa kilometrash vetëm për të mbërritur në shkollën e fshatit. Ai vazhdon rrëfimin duke përshkuar vitet e 90 ta, periudhën e para luftës dhe kujtimet e tij të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme rreth themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si pasojë e luftës në Kosovë, Ramë Manaj ka humbur djalin e tij Yllin dhe vëllanë më të vogël Ismajlin. Ai rrëfen peripecitë nga këndvështrimi i një familjari të të zhdukurve me dhunë dhe vështirësitë e paimagjinueshme për të zbuluar të vërtetën duke qenë ai vetë pjesë dhe dëshmitar i proceseve dhe komisioneve për të zhdukurit me dhunë të luftës.

Svetllana flet për qëndrimin e saj personal mbi nocionin e përkatësisë. Çfarë përbën komunitetin, zhvendosjen, përjetimin e humbjes dhe pikëllimin. Ajo u përpoq të hapë diskutim mbi format e ndryshme të dhunës sistematike/ politike që ndodhin në jetën tonë të përditshme (në familjet tona dhe në institucione të tjera). Të gjithë ata që janë të ndryshëm dhe/ose që nuk përputhen me normat dhe vlerat e përgjithshme shoqërore përjetojnë një formë të dhunës politike. Në kohë të errëta, llojet e tilla të politikave shpeshherë çojnë në forma më të rënda të dëmtimit, si dëbimi, pezullimi ose vdekja. Në fund ajo rrëfeu ngjarjet që çuan në verën tragjike të vitit 1999, kur gjyshërit e saj Lubica dhe Jovan Llazareviq fillimisht u rrëmbyen nga banesa e tyre në Gjakovë dhe më pas u vranë (gjyshja e Svetllanës ende zyrtarisht figuron si person i zhdukur).

Arjeta Spahiu ishte e ftuara e katërt në serinë e historive gojore për ‘Ballafaqimi me të kaluarën – Historitë’. Ajo e nis rrëfimin duke kujtuar një fëmijëri të lumtur rrethuar nga kujdesi i prindërve në mesin e një familje të gjerë në qytetin e Ferizajit. Për të është me rëndësi të bëhet dallimi i jetesës para dhe pas vitit 1999, vit ky që shënon si mbarimin e lufttës por edhe përballjen me humbjet e saj. Ky vit për Arjetën përkon me zhdukjen e babait të saj të marrë nga forcat serbe. Ajo rrëfeu peripecitë e kërkimit të vazhdueshëm të tij pas luftës, vullnetin për të mos u dorëzuar, angazhimin e saj me organizatat humanitare dhe përballjen me faktin se fatin e njëjtë të babait të saj e ndanin mijëra njerëz të tjerë në vend.

Në vazhdimësi të serisë së historive gojore, Fetije Huruglica ndau rrëfimin e saj personal për “Ballafaqimin me të kaluarën – Historitë”. Ajo e nisi rrëfimin me fëmijërinë, duke kujtuar vizitat e shpeshta mjekësore në Beograd për shkak të një defekti në zemër që nga lindja, i cili do të bëhej në të ardhmen, shtysa dhe pasioni i saj për të vazhduar shkollën për infermieri. Më tej, ajo rrefeu për përvojën me sistemin e atëhershëm shëndetësor, largimin e saj dhe të kolegeve të tjerë të QKUK nga vendi i punës dhe zëvendësimin e tyre me staf shëndetësor nga Serbia. Ajo përshkroi sfidat dhe përjetimet e saj në rrethanat e luftës në Kosovë, ndarja nga fëmijët dhe burri dhe udhëtimet në terren në zonat më të rrezikuara ku së bashku me profesionistë të tjerë, vendas dhe të huaj, u gjendën afër popullatës civile duke ofruar ndihmën e parë.